Futboll Sport

Daja: Nuk kemi detyrim rezultati, primare politikat tona

Skënderbeu do të mbyllë një sezon triumfues, me titullin kampion të siguruar tre javë përpara fundit dhe finalen e Kupës për t’u luajtur të dielën. Ndeshja festive e kampionatit për korçarët do të jetë ajo ndaj Vllaznisë, e nëse bardhekuqtë nuk kanë qëllim rezultati, situata është krejt tjetër për shkodranët. Trajneri Ilir Daja në prag të këtij takimi tregohet i sinqertë, duke deklaruar se skuadra e tij është e zhveshur nga detyrimi i rezultatit.

“Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Thjesht kemi politikat tona. Po ju them që, nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve të aktivizuar pak gjatë kampionatit, por edhe të rinjve, të ardhur nga Skënderbeu U-19. Ne kemi politikat tona. Jemi pezulluar nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe duke u përgatitur për një ndryshim të axhendës. Ky grup lojtarësh është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që po riformatohet nga porta deri te sulmi”, tha Daja.

Aly Sowe është ende në garë për çmimin e “Këpucës së Artë”, megjithatë trajneri zbulon se sulmuesi nga Gambia është në dyshim për shkak të një dëmtimi.

“Në Gjirokastër luajti Sowe, sepse nuk donim t’ia hiqnim të drejtën e finalizimit të asaj që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Pastaj, Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë, siç ishte titulli kampion, apo kalimi në grupet e Ligës së Europës”, tha trajneri i bardhekuqve.

Gjendja e qetësisë pas titullit të fituar mund të ndikojë në një ulje eventuale të ritmit në kuadër të finales dhe pikërisht kësaj i druhet edhe trajneri Daja.

“Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe kemi frikën se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Formacioni për nesër? Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë ndaj Vllaznisë”, mbylli deklaratën e tij trajneri Daja.

Related posts

Derbi i ‘zjarrtë’ i Milanos i përshkruar nëpërmjet FOTOVE

Q.Autor

(VIDEO) Arsenali në avantazh ndaj West Ham, Welbeck autor i golit

Q.Autor

ERDHI NË TORINO ME PRITSHMËRI TË LARTA/ Juventus “befason” të gjithë dhe nxjerr në shitje yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment