Futboll Seria A

E pyesin për të dashurën e Cutrones, Gattuso i befason të gjithë

Një moment qesharak ndodhi dje gjatë emisionit Sky Calcio Club që transmetohet në Sky Italia: Fabio Caressa dhe Alessia Tarquinio i propozuan Gennaro Gattusos, që të zhvillonin një lojë, ku synimi ishte që të gjindej një e dashur për Patrick Cutronen. Gazetarët i treguan kandidaten e parë: Michela Lantignottin e cila është një volejbolliste e talentuar,por Gattuso u përgjigj në mënyrën që e karakterizon, shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: “Jo këtë jo, të lutem se ka shumë muskuj, dhe rrezik ma thyen Cutronen”. Deklaratë që shkaktoi shumë të qeshura duke treguar dhe një herë që Ringhio nuk zhgënjen kurrë.

Kandidatja e dytë ishte Melissa Greta Marchetto, një showgirl që e adhuron kuzhinën kalabreze.

Ndërsa e treta ishte aktorja Matilde De Angelis, e njohur nga filmi “Veloce come il vento”.

Kurse e katërta ishte Chiara Nasti, blogere, e cila kishte mbështetjen e gjithë studios.

Related posts

25 TRAJNERË NË 25 SEZONE/ Ja klubi “kanibal” i Serie A

Delo.autor

ANALIZA/ Viti i artë i Interit, ja si kanë ndryshuar nga conte tek Inzaghi

Delo.autor

Panuçi: Kam fjetur shumë pak mbrëmë, nuk tërhiqem nga loja sulmuese

Sadik.Autor

Leave a Comment