Kategoria Superiore Shqipëri

Vioresin Sinani kundër bashkisë për problemet e Vllaznisë

Vioresin Sinani është sulmuesi më i mirë që ka pasur në historinë e saj Vllaznia, ndoshta dhe futbolli shqiptar. I intervistuar në emisionin “Gol pas Goli” në Super Sport, Sinani është shprehur hapur se problemi kryesor i Vllaznisë është moskalimi në duart e një aksionari privat.

“Uroj që Vllaznia të vazhdojë të përjetojë emocione në Europë, por këtë vit nuk ka shumë shanse, prandaj të shpresojmë për të ardhmen. Uroj që sot të fitojë Vllaznia, por është një situatë që duhet të ndryshojë diçka se kështu është shumë e vështirë. Më vjen shumë keq që Teuta dhe Vllaznia rrezikojnë sivjet”.

“Edhe për Tiranën më ka ardhur shumë keq vjet. Edhe Teuta dhe Tirana janë ekipe të mëdha dhe me histori. Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar. Tifozët e Vllaznisë nuk vijnë për shkak të situatës që është krijuar te klubi. Falënderoj Zotin që s’kam luajtur në këtë situatë. Gjithnjë kemi diskutuar për vend të parë, të dytë apo të tretë, por kurrë për rënie nga Kategoria. Në muajin prill ose maj ekipi do privatizohet, jam i bindur që ekipi nuk është menaxhuar mirë. Nuk e meritojnë tifozët shkodranë këtë gjendje”.

Related posts

YLLI SHQIPTAR TAKON KUZHINIERIN MË TË FAMSHËM NË BOTË/ Cikalleshi provon “biftekun e larë në ar” tek Nusret (VIDEO)

Delo.autor

274 MILIONË EURO PËR REVOLUCION/ Marash Kumbulla drejt klubit të madh anglez…

Delo.autor

ZBULOHET AXHENDA E SUPERIORES/ Mësohen si ndahen ndeshjet e javës së 13. Ka edhe një derbi të kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment