Futboll Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Dede do kërkojë fitoren në debutim, rikthehen në stërvitje dy lojtarët…

Tirana është mbushur disi dje me kthimin e lojtarëve dhe stafit që ishin të angazhuar në ekipet kombëtare të Shqipërisë. Marsel Ismajlgeci është kthyer nga Kombëtarja A pas fitores me bjellorusët. Nga Anglia ka mbërritur edhe Ernest Muçi.

Po kështu mjeku i skuadrës, Arzen Voci, dhe trajneri i portierëve, Alfred Osmani, kanë mbyllur impenjimet me ekipet përfaqësuese A dhe Shpresa. Bardheblutë në këtë moment që flasim vuajnë vetëm mungesën e lojtarëve të dëmtuar. Pjesa tjetër e grupit është gati.

Trajneri Nevil Dede doli sot para mediave ku tha se në Shkodër do kërkohet fitorja dhe pas stërvitjes së paradites, skuadra udhëtoi drejt Shëngjinit ku do të qëndrojë deri pak para se të nisë takimi me Vllazninë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Është lojtari kyç i mesfushës së Milan, Guardiola interesohet për talentin…

Delo.autor

“PAQJA” MES ICARDI-INTER ENDE LARG/ Lojtarët dhe Spalletti presin sqarime…

Delo.autor

REZULTATI 2-1/ Spanja për herë të pestë në finalen e Europianit, Franca eliminohet me përmbysje

F.autor

Leave a Comment