Futboll Seria A Sport

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin me “POKER” Torinon, Lukaku “HERO” me dopietë

Zikaltërit e Antonio Kontes, arritë të përmbysnin disavantazhin 0-2, duke shënuar plot 4 gola në harkun kohor të 30 minutave. Zaza në fundin e pjesës së parë dhe Ansaldi nga pika e bardhë e penalltisë, tronditën fillimisht Interin, ndërkohë që Sançez dhe Lukaku vendosën menjëherë baraspeshën në minutat 64 dhe 67-të. Belgu nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 84-t, kaloi në avantazh skuadrën e tij, duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Për të vulosur këtë përmbysje mendoi Lautaro Martinez, i hedhur nga stoli, i cili në minutën e 90-të, pas asistit të Lukakut, tundi rrjetën.

Në sfidat e tjera, Roma mposhti Parmën 3-0. Vlen të theksohet se të 3 golat për kryeqytetasit u shënuan në pjesën e parë. Fitore e artë edhe për Sasuolon në transfertë ndaj Veronës 0-2. Teksa Sampdoria regjistroi një tjetër hap fals, ku u mund nga Bolonja me përmbysje 1-2.

Related posts

SI TË GJITHË BRAZILIANËT/ Mamaja e Jorginho tregon KLAS dhe TEKNIKË me topin (VIDEO)

Isa.Autor

Guardiola: Jorginho mund të kishte GABUAR, nëse vinte te Manchester City…

Isa.Autor

Xherdan Shaqiri mund të jetë pasardhësi i Mahrez te Leicester City

Sadik.Autor

Leave a Comment