Futboll Seria A

Icardi: Nuk është momenti për festë speciale

Mauro Icardi ka festuar përvjetorin e 25-të të lindjes, por nën një atmosferë aspak të mirë në klubin zikaltër, që vuan rezultatet negative që prej mesit të muajit dhjetor. Për më tepër, kapiteni zikaltër ka munguar në takimet e fundit për ekipin, për shkak të një dëmtimi, që duket se tashmë e ka lënë pas.

“Faleminderit për urimet, por është një situatë aspak e këndshme. Nuk është momenti për festa special, por për t’u rikthyer te fitoret, që nga ndeshja e të shtunës me Beneventon. Tani jam mirë dhe kam filluar të stërvitem me skuadrën. Besoj se të shtunën do të jem në fushë dhe të mundohem të jap kontributin tim për të rikthyer ekipin te fitoret, ashtu si në fillim të sezonit”, u shpreh kapiteni i Interit.

Related posts

GAFA E SULMUESIT KAMERUNAS/ Gabimisht publikon VIDEO nga shtrati me të dashurën

Delo.autor

Takaj: Daja pjesë e jona, tani presim KAS-in për Champions-in. Ja ndeshjet më të bukura të sezonit

Sadik.Autor

Gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A, Spalletti flet për këtë ecuri negative të Interit

Q.Autor

Leave a Comment