Futboll Kategoria Superiore

BARAZIM PA GOLA/ “Durrsakët” nuk shënojnë dot as me penallti, Kamza merr 1 pikë të çmuar

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Kamzës e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila në minutën e 19-të pati shansit ideal për të kaluar në avantazh, teksa Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.Barazim i 4-t radhazi dhe i 9-të në kampionat për skuadrën durrsake që duket se ka “alergji” nga fitoren.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kamza e Ernest Gjokës, arriti të merrte një pikë të çmuar, duke barazuar Kastriotin.Në sfidën e radhës, Teutë do të presë Kukësin e vendit të dytë, ndërkohë Kamza do të ndeshet ndaj krutanëve, në “finalen” e mbijetesës.

Related posts

NËSE DËSHTON PISTA “DAJA”? Tre kandidatë për të marrë Partizanin për sezonin e ri

Delo.autor

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

F.autor

NUK LUAN PREJ DY VITESH ME FANELLËN E KOMBËTAREN/ Taulant Xhaka merr ftesë nga FSHF, shansi i fundit për një rikthim

Delo.autor

Leave a Comment