Futboll I pakategorizuar Sport

“AI BËNTE GJËRA TË JASHTËZAKONSHME”/ Mertens nderon Maradonën pas ndeshjes me Rijekën

Futbollisti i Napolit Dris Mertens e quan të pavend krahasimin mes tij dhe Diego Armando Maradonës. Sulmuesi belg vendosi një buqetë me lule në muralin kushtuar ikonës së futbollit në Lagjen e Spanjollëve në Napoli.

Pas nderoi idhullin e napolitanëve dhe mbarë botës, Mertens, i cili parakaloi Maradonën si golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit tregon se i ka kërkuar falje Diegos për krahasimin mes tyre.

“Ishte një moment shumë, shumë i keq për mua. Nuk arrij të mendoj të gjithë njerëzit që jetojnë në Napoli dhe që e kanë dashur Maradonën, jo vetëm për klubin por për të gjithë qytetin, për të gjithë jugun e Italisë.

Duhet të jemi pozitivë, sepse ai na la ne, por duhet të mbajmë mend kujtimet më të bukura. Ai do të mbahet mend i qeshur si në foton e fundit. Maradona e donte futbollin, sa herë që prekte topin, ai bënte gjëra të jashtëzakonshme.

Kur e kam takuar, i kërkova falje që ndonjëherë më krahasonin me atë. Kjo nuk mund të bëhet. Sot ndeshja me Rijekën ishte e vështirë, do të përpiqemi të fitojmë të dielën. Është e vështirë ta shpjegosh, është e vështirë të mbash numrin e tij 10”, u shpreh Mertens.

Related posts

EVITIMI I HUMBJEVE TË PIKËVE/ Për të bërë kthesën nevojitet mentalitet, ja ku duhet të rriten lortarët e Inter

Delo.autor

FITORJA MINIMALE NË “EUROPA LEAGUE”/ Flet Sarri: Shpresoj që ai që qajë sa më shpesh

Isa.Autor

E BUJSHME/ Man United i jep dritë jeshile Mourinhos për blerjen e yllit të Tottenham

Isa.Autor

Leave a Comment