Futboll Seria A Sport

BILANCI I SEZONIT TË SHKUAR PËR INTER MBYLLET ME MINUS/ Presidenti Zhang: Projekti i rritjes së klubit është konsoliduar, bazuar në…

Nëpërmjet një komunikate në website-n e saj zyrtare në “Inter.it”, skuadra zikaltër ka pasqyruar bilancin e sezonit të kaluar 2019/2020. Më tej në komunikatë klubi zikaltër deklaron arritjet që kur grupi i madh kinez Suning u afrua pranë skuadrës milaneze por edhe arritjet që pritet të kryejnë në vazhdim:

Milano – Mbledhja e Aksionerëve të F.C. Internazionale Milano, e cila u zhvillua përmes video-konferencës në përputhje me dispozitat e parandalimit shëndetësor, pasqyroi bilancin financiar për sezonin 2019/2020, të prekur ndjeshëm nga efektePt e pandemisë COVID-19.

Viti u karakterizua nga efikasiteti ekonomik dhe financiar, me një fokus të veçantë në monitorimin e kostove, menaxhimin e kapitalit qarkullues, investimet dhe likuiditetin, tashmë të përmirësuar nga transaksioni i financimit i përfunduar në fund të dhjetorit 2017.

Në gjysmën e parë, të ardhurat e reja dhe përfitimi u regjistruan, në përputhje me biznesin dhe planin e zhvillimit të klubit. Duke filluar nga Marsi i vitit 2020, tendenca u shënua nga përhapja në mbarë botën e pandemisë COVID-19 dhe masat pasuese të miratuara nga Liga Seria A dhe UEFA për të garantuar rifillimin dhe përfundimin e garave, me qëllim të paracaktonte titujt lidhur me sportet deri më 31 gusht 2020.

Këto masa e bënë të domosdoshme zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura, duke rezultuar në zero të të ardhurave nga ndeshjet dhe rimbursimin pro kuotës të biletave të sezonit dhe biletave të shitura, vetëm pjesërisht të zbutura nga aktivizimi i mbulimit të sigurimeve.

Viti regjistroi një rënie të të ardhurave prej rreth 45 milionë euro, me shifrën e konsoliduar që arrin në 372.4 milionë euro, me një EBITDA prej 14.5 milionë euro dhe një humbje operative prej -102,4 milionë euro.

Zgjatja e aktivitetit konkurrues në 31 gusht 2020, pra përtej datës së mbylljes së pasqyrave financiare (30 qershor 2020), çoi në shtyrjen në vitin financiar 2020-2021 të të ardhurave nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet për afërsisht 51 milionë euro neto nga shtyrja, EBITDA arriti në 46 milion euro (krahasuar me 105,2 milionë euro në një vit më parë) për shkak të investimeve të bëra nga klubi për të rritur konkurrencën sportive dhe mos rinovimit të disa kontratave sponsorizimi. Humbja për vitin në vend të kësaj do të ulej në -70,7 milionë euro, ndërsa të ardhurat e klubit do të arrinin në 423,7 milionë euro, duke u rritur kështu me 2% krahasuar me 417,1 milionë euro të vitit paraprak, duke konfirmuar një vlerë më shumë se dyfishuar në krahasim me 2016, kur Suning u bashkua me Interin.

“Brand”-i i Interit u konfirmua edhe një herë në 15 më të mirët midis “brand”-eve më të vlefshme të futbollit në botë (vendi i 14-të, 466 milionë euro), duke u ngjitur në 15 pozicione që nga viti 2016 me një rritje prej mbi 235% në 5 vjet. Për më tepër, sipas renditjes së përpiluar nga “Sportspro”, zikaltërit aktualisht është marka e 20-të sportive më e tregtueshme në botë dhe e 7-ta midis klubeve të futbollit.

Strategjia e shoqërisë zikaltër në prodhimin e përmbajtjes inovative, gjeo-lokalizuara për gjeneratat e reja rezultoi gjithashtu në një rritje të konsiderueshme të ndjekësve në kanalet e ndryshme dixhitale, të cilat u rritën me 72% krahasuar me 2018/2019 në 38,8 milionë. Një rritje e cila, sipas Raportit të Vlerësimit të Klubeve të Futbollit të KPMG, në 2020 e vendos Klubin në vendin e 1-të në Europë për rritjen e përqindjes së numrit të ndjekësve. Tifozët e Interit në botë gjithashtu po rriten shumë, duke arritur në 428 milion (+11% krahasuar me 2019), duke pasur parasysh që klubi vendoset në vendin e nëntë në renditjen botërore.

Për sezonin e pestë radhazi, mbështetja e madhe e tifozerisë së Interit u tregua se është unikja në Itali: pothuajse 800,000 spektatorë ndoqën ndeshjet tona në shtëpi në vetëm 12 ndeshje me dyer të hapura, me një mesatare prej 65,800 tifozësh për çdo lojë, një rekord sezonal në Serinë A dhe një rritje prej 7% krahasuar me sezonin e kaluar. Dy ndeshjet e mëdha kundër Juventusit dhe Barcelonës respektivisht arritën rekordin e grumbullimit të të gjitha kohërave për Serinë A, 6,6 milionë euro dhe për një ndeshje në Itali 7,9 milionë euro.

Klubi vazhdon investimet e tij në fushën e infrastrukturës. Gjatë sezonit 2019/2020, Qendra stërvitore “Suning” u përfundua dhe filloi puna në “Suning Youth Centre” e cila tani mirëpret “Inter College”, një shkollë kushtuar djemve dhe vajzave, dhe shkollën e tyre me konvikt. Projekti më i rëndësishëm i infrastrukturës është ai për një tjetër “San Siro”, një investim prej 1.2 miliardë eurosh për një stadium modern, inovativ, të qëndrueshëm dhe një zonë për çdo ditë të vitit.

Fjalët e presidentit Stiven Zhang – “Në një skenar të tkurrjes së madhe ekonomike, projekti i rritjes së Interit është konsoliduar, bazuar në krijimin e një ‘Brand’-i global dhe në një vizion inovativ të biznesit që sheh gjeneratat e reja si objektivin kryesor.”

Administratori i Deleguar, Bepe Marota – “Angazhimi ynë për të ardhmen ka për qëllim gjithmonë garantimin e qëndrueshmërisë së korporatave dhe rritjen e performancës sportive. Në një kontekst të pasigurisë së madhe, Interi ka filluar një rrugë të re. Ne fituam vendin e dytë në kampionat, u kthyem për të provuar hijeshinë e një finale europiane pas 10 vitesh pritje. Ne kemi vlerësuar talentet e rinj që përfaqësojnë të ardhmen sportive dhe patrimoniale të klubit.”

Related posts

ERIKSEN LA SPITALIN/ Bashkëshortja e mesfushorit danez: Christian ndihet mirë, tani ka nevojë për…

Delo.autor

Ish-ylli i Barcelonës: Vetëm kështu Chelsea mund të eliminojë Barcelonën

Q.Autor

E BUJSHME/ “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, Wanda Nara ndahet nga Icardi pas tradhtisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment