Futboll Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar…

Ish-kryetari i bashkisë së Pukës dhe ish-presidenti i Korabit, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit. Ai  ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Një lajm i hidhur për të gjithë tifozët e futbolli shqiptar dhe sidomos ata pukjanë. Arifaj ishte president i Tërbunit nga viti 2011 deri në 2015-ën, për sa kohë ishte edhe në krye të bashkisë së Pukës. Në sezonin 2014-2015, Tërbuni pas rezultateve pozitive në Kategorinë e Parë, ia doli të ngjitet në Superiore, ku nuk qëndroi më shumë se një vit.

Related posts

CAS përjashton lojtarin e parë nga Botërori

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Shaw, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon me kokë Atalantën (VIDEO)

Delo.autor

Juventus rinovon kontratat me dy super lojtarët

Q.Autor

Leave a Comment