Kategoria Superiore Shqipëri

Begeja pas humbjes në Shkodër: I lumtur me lojën ndaj Vllaznisë, pësojmë gola naiv

Ekipi i Teutës e ka humbur takimin e sotëm direkt me Vllazninë, duke humbur me rezultatin 2-0 në Shkodër.

Një humbje kjo që e dërgon Teutën gjithmonë e më pranë Kategorisë së Parë. Por në një intervistë për “Supersport”, trajneri i durrsakëve, Gentian Begeja shprehet i lumtur me lojën që zhvilloi ekipi i tij.

“Të jem i sinqertë sa i përket lojës, unë jam i kënaqur me skuadrën. E kemi vendosur Vllazninë gjithmonë në presion, derisa ata na ndëshkuan me një rast.

Detyra ishte që të luanim në të dy krahët, por duke parë cilësitë e Cyrbjes loja ishte më shumë në krahun e djathtë. Kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar një volum loje dhe mund të them se jam i kënaqur me skuadrën sa i përket lojës.

Kjo ndeshje kishte rëndësinë e saj, por kampionati nuk mbyllet këtu. Ka edhe shumë pikë në lojë. Po ta shikoni ndeshjen, atëherë kuptoni se Teuta ka dominuar këtë takim. Ne kemi pësuar gola naiv, por besoj se është një çështje fati. Hrkaç ka luajtur në dyshe përpara mbrojtjes, pasi vuanim edhe mungesën e Hilës”, është shprehur Begeja.

Related posts

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Lojtari i momentit te Tirana humbet Derbin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Kukësit

Delo.autor

LLOGARI TË GABUARA/ Skënderbeu në krizë me blerjet e janarit sepse…

Delo.autor

FESTA E GJITHË SHQIPTARE/ Çokaj “shpërthen” në krahun djathtë dhe Tuci shënon për Lokomotivën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment