Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico-Bayern Munich. Rezultati 1-1

Bayern Munchen ka udhëtuar sonte në Madrid ku do të përballet me Atletico Madridin, që për momentin është në vendin e dytë të Ligës së Kampionëve

Skuadra bavareze tashmë e ka siguruar kalimin tutje në Ligë të Kampionëve pasi që nga 4 ndeshje ka 12 pikë dhe është në vendin e parë. Për këtë Hans-Dieter Flick ka startuar me një formacion më ndryshe, ku nga emrat e njohur ka startuar vetëm Sane kurse në qendër të sulmit është Choupo-Moting dhe Douglas Costa. Në anën tjetër, Atleticos i duhet një fitore për të bërë 7 pikë dhe kështu ta sigurojë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Për këtë Diego Simeone ka startuar me Correan e Joao Felix në sulm, kurse Luis Suarez mungon për shkak se është i infektuar me Covid-19. Në rast që Atletico dështon për ta fituar këtë ndeshje, atëherë në xhiron e fundit ka punë me Salzburgun e Mërgim Berishës. Kjo ndeshje do ta përcaktonte vendin e dytë nga Grupi A.

 

LIVE/ Atletico – Bayern Munich 1-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 86/ Bayern Munich barazon shifrat me golin e shënuar nga Thomas Muller me penallti.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 26/ Atletico Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Joao Felix.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Brazil/ Tite zbulon kapitenin, mbështet Neymar dhe i lutet Zotit për realizimin e ëndrrës…

Sadik.Autor

LEGJENDA E PORTËS SË “DEMAVE”/ Derbi i hidhur i Perlat Mustës: Ja pse Tirana na mundi 7-3, fiton…

Delo.autor

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Delo.autor

Leave a Comment