Futboll Sport

HISTORIKE PËR SHQIPËRINË/ Stadiumi “Air Albania” mirëpret finalen e…

E ka zyrtarizuar vetë FSHF-ja, përmes një njoftimi për shtyp: “Air Albania Stadium” (“Arena Kombëtare”) mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!” Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë. Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube, që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në vitin 2022!

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç, duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim. Gjatë mbledhjes, presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.

Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Tre pistat e kapitenit Insigne, rinovimi me Napolit tashmë duket “utopi”

Delo.autor

Geri Nevil tallet sërish me Shaqirin: Ka nevojë për Ronaldinjon përkrah

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar ndermerr hapin e madh, largohet nga Europa për të vazhduar…

Delo.autor

Leave a Comment