Champions League UEFA

Rakitic: Kurrë nuk e kam parë Messin të stërvitet kështu

​Ivan Rakitic është i befasuar me stërvitjet intenzive të Leo Messit në palestër

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic e pranon se kurrë nuk e ka parë Messin në këto vite të stërvitet kaq shumë sikur tani.

Kjo sipas tij është edhe forma e mirë që po kalon argjentinasi.

“Si është Messi? Ai është shumë i fokusuar, po punon shumë. Asnjëherë nuk e kam parë në këto vite të shkojë dhe stërvitet në këtë mënyrë në palestër. Ai po stërvitet 100 për qind dhe kjo po shihet”, tha Rakitic gjatë konferencës për media.

Messi nesër do të ketë një përballje shumë të vështirë, kur Barcelona do të takohet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve, skuadër të cilës nuk i ka shënuar kurrë, ani pse ka luajtur tetë ndeshje kundër tyre.

Related posts

Champions League/ Barazim me vuajtje për Man. United përballë Sevillias. Shakhtari përmbys Romën (VIDEO)

Q.Autor

Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë

Q.Autor

Bavarezët frymëzohen nga Juventusi, 1 maji është dita e puntorve edhe në “Bernabeu”

Sadik.Autor

Leave a Comment