Futboll Sport

DEKLARATA SHOKUESE/ Prezantuesja e njohur: Maradona dhe Wanda Nara, atë natë dridheshin mobiliet… (VIDEO)

Me ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradona-s janë kthyer të qarkullojnë në rrjetet sociale zërat e disa kohëve më parë, sipas të cilëve ka patur një marrëdhënie mes Maradona-s dhe Wanda Nara-s, gruaja aktuale e sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardi.

Zëra që kanë kohë që qarkullojnë në Argjentinë dhe që janë nisur nga Mirtha Legrand: “Kam qenë dëshmitare dëgjuese e takimit të tyre”, ka zbuluar dy vite më parë në një intervistë për La Nacion aktorja dhe prezantuesja shumë e njohur në vendin e saj.

“Kujtoj se në një moment është folur edhe për disa dalje të tyret në publik. Unë isha për drekë në Mar del Plata, dhe kur po dilja, më është afruar ajo dhe më tha ‘Pse nuk më fton në programin tënd?’. Unë ju përgjigja: Je ajo që ka qenë me Maradona-n? Natën e djeshme nuk më keni lënë të fle”.

Me sa duket Wanda, ka shkruar La Nacion, biondja dhe ish-futbollisti kanë kaluar një natë pasioni në dhomën ngjitur me atë të Legrand, duke mos e lënë të flinte:

“Unë isha në suitën presidenciale, afër tyre, dhe nuk mund të flije nga zhurma. Lëviznin mobiliet, nuk e di se çfarë bënin. Kjo histori është e vërtetë dhe ka ndodhur shumë vite më parë. Kam qenë dëshmitare dëgjuese e takimit”.

Deklarata që kanë shkaktuar shumë zhurmë në Argjentinë dhe të cilave ka shumë mundësi t’u jetë drejtuar një postim në Instagram i Wanda Nara-s:

“Mos jeto duke dhënë shpjegime, miqtë e tu dhe familja jote nuk kanë nevojë dhe pjesa tjetër e njerëzve nuk është e rëndësishme…”.

Related posts

“BBC”-ja e Realit do të shpërbëhet/ Pas largimit të Zidane, mbijeton vetëm Bejl

Sadik.Autor

PIKANTE NGA BOTËRORI/ Fitorja ndaj Argjentinës, shihni çfarë bëjnë lojtarët e Arabisë Saudite në dhomat e zhveshjes

F.autor

Ramon Planes, njeriu që solli për herë të parë Coutinho-on në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment