Kategoria Superiore Shqipëri

Peter Pacult: “Kukësi e meritoi fitoren, kartoni i kuq rezultoi moment kyç”

Pavarësisht pretendimeve të drejtuesve të skuadrës së Partizanit dhe akuzave të të kuqve në lidhje me arbitrimin, trajneri i Kukësit, Peter Pacult vlerëson se skuadra e tij meritoi plotësisht fitoren e regjistruar sot me përmbysje në shifrat 1-2. Një fitore, për të cilën Pacult nuk e fsheh se kartoni i kuq ndaj Culum, rezultoi kyç në përmbysjen e rezultatit, pasi u shfrytëzua maskimalisht prej verilindorëve. Mbi të gjitha, Pacult cilëson si gjënë më të rëndësishme fitoren ndaj rivalit direkt.

“Mendoj se pjesa e parë e ndeshjes u zhvillua me një lojë intensive nga të dyja skuadrat. Në minutën e fundit të pjesës së parë bëmë një gabim fatal, duke lejuar Partizanin të shënonte golin e avantazhit. Mendoj që pjesën e dytë ekipi tregoi karakter të madh dhe arritëm ta kthejmë rezultatin. E dinim se do të ishte e vështirë, që para fillimit të takimit. Në futboll ato ndeshjet e fituara para fillimit janë të vështira. Mendoj se e fituam ndeshjen me meritë të plotë. Bakajt nuk i lejohet një gjest i atillë. Një moment kyç i ndeshjes ishte padyshim largimi me karton të kuq i futbollistit të Partizanit. Ishte një lojtar shumë i fuqishëm në luftën në ajër. Këto janë momentet e futbollit, ne e shfrytëzuam mjaft mirë largimin e lojtarit të Partizanit. Gjithsesi, mendoj se kampionati është shumë i gjatë dhe do të ndodhin shumë gjërë. Një gjë është e rendësishme, që arritëm të mundim rivalin direkt”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Kukësit, Peter Pacult.

Related posts

SHUHET BASHKIM FINO/ Presidenti Duka mesazh ngushëllimi: Ai përpos kontributeve në politikë, ka qenë një…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Burnley. Rezultati 5-0

Delo.autor

“ÇUDIRA SHQIPTARE…”/ Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë

F.autor

Leave a Comment