Breaking News Futboll Shqipëri Sport

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Vendimin për të bojkotuar ndeshjet e kampionatit, Shoqata  Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar e ka zyrtarizuar nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Shoqata e Arbitrave shprehet se nuk do të luajë me jetën e gjyqtarëve, në momentin që gjenden të kërcënuar, duke i thënë mjaft kësaj pasigurie dhe dhune. Ndërkohë, ato e bëjnë të qartë se nuk do të kthehen për të gjykuar deri në momentin që të ndihen të sigurt, dh Policia e Shtetit të kthehet në stadium.

Deklarate per shtyp

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaftdhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

Related posts

Nadal në dyshim për Wimbledonin: Jam i lodhur fizikisht e mendërisht

Sadik.Autor

Shumë lojtarë do t’iu skadojnë kontratat me skuadrat e tyre përkatëse në fund të këtij sezoni.

Sadik.Autor

Allegri i frikësuar: “Man United është një ekip, që është ndërtuar për të fituar…”

Isa.Autor

Leave a Comment