Futboll Seria A Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Inter mposht me përmbysje të “ÇMENDUR” Bologna-n

Interi ka mposhtur 3-1 Bolonjan në “Giuseppe Meazza”.

Skuadra zikaltër ka mundur skuadrën bolonjeze me një lojë bindëse dhe arriti fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Golat për të besuarit e Antonio Kontes u shënuan nga Romelu Lukaku në minutën e 16’ dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e dyfishtë me autor Ashraf Hakimin në minutën e 45’.

Shifrat u ngushtuan në minutën e 67′ ku për bolonjezët shënoi Vinjato. Golin e tretë dhe të fitores për zikaltërit e shënoi përsëri Ashraf Hakimi i cili kompletoi dopietën e tij në minutën e 70’.

Me këtë fitore Interi shkon në vendin e 2, duke i bërë presion Milanit pasi ndodhet 2 pikë larg edhe pse me një ndeshje më pak kuqezinjtë e Piolit.

Related posts

SHTOHET KONKURRENCA NË ANKAND/ Roma futet në garë për Icardin, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

DËSHTOI NË BOTËROR/ Kjo video e ka futur në telashe Gerard Pique

Isa.Autor

JUVENTUS-INTER/ Mesfushori i Zenit, Marchisio: Icardi apo Ronaldo? Unë them për…

Isa.Autor

Leave a Comment