Kategoria Superiore Shqipëri

Mesazh force i Skënderbeut, titulli më afër

Një fitore që vlen shumë më tepër se 3 pikë. Të gjithë prisnin se çfarë Skënderbeu do të zbriste në fushë pas një tërmeti të vërtetë mediatik me publikimin e pretencës së inspektorëve të Uefa-s për një dënim drastik, dikush madje mund të ketë menduar, kaq e patën në golin e avantazhit të Kamzës, por Skënderbeu diti të ringrihej për ta fituar ndeshjen me përmbysje. Fitoret me përmbysje në fakt nuk janë një risi për skuadrën korcare, përkundrazi po kthehen në një specialitet, e tillë ishte dhe ajo ndaj Vllaznisë në fillimin e shkurtit, me përmbysje kanë ardhur dhe dy fitoret në kampionat ndaj Teutës, por ajo ndaj Kamzës ka një vlerë të veçantë. Më shumë se sa pikët që ishin në lojë, ai i Skënderbeut është një mesazh force që i jepet kampionatit dhe deklaratë krenarie për tifozët, për një skuadër që më shumë se sa prej një goli, di të ringrihet edhe në një moment vështirësie të vecantë përballë rrezikut të një dënimi që do ta conte klubin në kufijtë e egzistencës. Janë këto mesazhet e skuadrave të mëdha, që dinë të ngrihen në momentet më të vështira, ndërkohë që rivalët, mund të luftojnë për vendin e dytë apo të tretin, Skënderbeu nuk ka ndër mend ta lëshojë këtë kampionat, një kampionat që po e fiton bindshëm në fushë, pastaj ajo e UEFA-s, është një lojë tjetër, që luhet në të tjera tavolina.

Related posts

TIRANA FITON PA VUAJTJE NDAJ VLLAZNISË/ Partizani ndez “shpresat” për Europën

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME KASTRIOTIN/ Besnik Prenga: Ne jemi në sulm të brishtë, por kemi…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Josa: Ndryshimin e kam bërë sipas mënyrës time, për të përmirësuar skuadrë…

Delo.autor

Leave a Comment