Futboll

Kritikoi sulmuesin 45 milionësh të Realit, kërcënohet me vdekje Juninho

Legjenda braziliane, Juninho Pernambucano është kërcënuar me vdekje për shkak se ka kritikuar sulmuesin 45 milionësh të Real Madridit, Vinicius Junior

Gjatë komentit të ndeshjes Flamengo-Botafogo, Juninho kritikoi festimin e golit nga ana e Vinicius, duke thënë se ishte mungesë respekti ndaj kundërshtarit.

“Duhet respektuar ai që humb. Nëse është aq burrë sa për të bërë gjestin e qaramanit, duhet të bëhet burrë edhe për të folur para mediave. Nuk shoh askënd te Reali, skuadra e tij e ardhshme, që të bëjë gjeste të tilla. Nuk ishte e nevojshme ajo sjellje, aq më shumë me rezultatin 3-1”, tha Juninho për “Globo TV”.

Por, pas këtyre deklaratave, disa persona e kanë kërcënuar në Twitter ish-yllin e Lyon. Kjo ka bërë që Juninho, i cili i ka publikuar kërcënimet, të heqë dorë nga komenti i finales Flamengo-Boavista.

“Plehrë, do të të vras o bir k…”, shkruhej në një nga mesazhet.

Related posts

“TËRBOHET PANUCCI”/ “Tronditet” kuqezinjtë, PORTIERI “lë” KOMBËTAREN

Isa.Autor

NUK KA DYSHIME/ Lojtari do të qëndrojë te Real Madrid

F.autor

“ÇMENDURIA” VJEN NGA KATARI/ Ndërhyrje karateje, ndëshkohet me kartonin të kuq në më pak se 40 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment