Futboll Sport

U PËRZGJODH NË NJË GRUP ME KOSOVËN PËR BOTËRORIN 2022/ Mediat serbe: UEFA shmangu skandalin (FOTO)

Në shortin e hedhur në Zvicër, Kosova fillimisht u përzgjodh në grupin A, aty ku bënte pjesë Serbia dhe Portugalia.

Megjithatë, për shkak se ishte vendosur që shtetet që kishin probleme politike nuk do të lejoheshin në të njëjtin grup, e zhvendosën Kosovën në grupin B, aty ku ndodheshin Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Pikërisht për këtë, mediat serbe kanë shkruar se UEFA shmangu një skandal gjatë shortit. “Serbia u shortua në të njëjtin grup me të ashtuquajturën Kosovë.

Megjithatë UEFA e parandaloi këtë skandal. Kosova shkoi në Grupin B, ku do të luajë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Interesante është që vetëm Suedia nga ky grup e njohu Kosovën si një shtet të pavarur”, shkruan media serbe “Kurir”.

Related posts

UNIKAL/ Morinho show në Torino: Tri gishtat me Juven? Ju tregoj motivin!

Isa.Autor

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Delo.autor

REVOLUCION NË FORMACIONIN E TIRANËS/ Ja si pritet të rreshtohen “Bardheblutë” ndaj Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment