Futboll Seria A Sport

“PASHË FRIKË TE SKUADRA”/ Kuman e ka me arbitrin: I dha 2 penallti Ronaldos, njësoj duhet të bënte edhe me Mesin

“E humbëm ndeshjen që në minutat e para. Pashë shumë frikë nga ana e skuadrës sonë, menjëherë pas pësimit të golit të parë dhe kjo ishte ajo që preu këmbët”. Është kjo analiza e Ronald Kumanit pas humbjes me Juventusin.

Trajneri i Barcelonës, gjithmonë e më shumë në vështirësi prej rezultateve dhe një skuadre që vazhdon të mos i përgjigjet, tashmë ndien edhe hijet e një shkarkimi ndoshta: “Juventusi na dominoi që në fillim ne nuk e patëm asnjëherë në kontroll ndeshjen dhe gabuam gjithçka në mbrojtje. Në pjesën e dytë bëmë disa gjëra më mirë, por atëherë gjithçka kishte marrë fund, pasi rezultati ishte kompromentuar”.

Përveç skuadrës së tij, Ronald Kuman ka disa thumbime edhe për arbitrin e ndeshjes, gjermanin Shtiler: “Nëse i jep dy penallti Ronaldos, ndonëse ajo e para nuk më bind, atëherë duhet t’ia kishte dhënë edhe Lionel Mesit. Por ndoshta, Shtiler duhet të ketë miq të mirë në Itali, duke parë se sa me lehtësi dhe vendosmëri njëkohësisht i akordoi penalltitë për Juventusin”, vazhdon holandezi, i cili nuk kërkon të dorëzohet.

“Tani bëjmë mirë që ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te kampionati. Të punojmë dhe të bëjmë kthesën e duhur”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Related posts

Çështja e borxhit, Muzaka dhe Tirana mbeten në llogore lufte

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Wimbledon u anullua, organizatorët japin 10 milionë stërlina premio për tenistët

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ S’flitet më për futboll, presidenti Bartomeu deklaratë për epideminë

Delo.autor

Leave a Comment