Futboll Sport

SKANDALI NË PARIS/ Kush është Koltesku, arbitri që në 2008-ën tentoi vetëvrasjen

“Negru”, është një fjalë që pavarësisht se Sebastian Koltesku mund ta ketë përdorur qoftë naivisht, jo për të fyer direkt asistentin me ngjyrë të Bashakshehirit, Pierr Vebo, por që në një stadium të boshatisur është dëgjuar prej të gjithëve, i ka hapur telashe gjyqtarit rumun, i cili as që e kishte imagjinuar se do të bëhej kryefjala e ditës së martë në Champions.

Demba Ba ishte i pari që i shkoi në fytyrë arbitrit në minutën e 15-të duke iu drejtuar në anglisht: “Përse i drejtohesh njerëzve me ngjyrë duke i thënë ‘ky i ziu’ ndërsa për të bardhët nuk thua ‘ky i bardhi?’” dhe kaq mjaftoi që kaosi të përfshinte “Parc des Princes” dhe vendosur në vështirësi të mëdha edhe UEFA-n që nuk kishte hasur kurrë më parë në histori një ngjarje të tillë racizmi prej zyrtarëve të saj.
KUSH ËSHTË KOLTESKU? – 43-vjeçari Sebastian Koltesku i lindur në Kraiovë në 1977, numëron në karrierën e tij 364 ndeshje, në të cilat 273 në elitën e futbollit rumun. Kjo e mbrëmshmja nuk ishte ndeshja e tij e parë në Europë, ku ka regjistruar 9 prezenca mes Champions-it dhe Ligës së Europës. Një arbitër ndërkombëtar që ka gjykuar edhe 7 ndeshje kombëtaresh._115965677_hi064713486

Këto, për të treguar se nuk i ka munguar eksperienca për ta vendosur veten në një situatë të tillë. Në tetorin e vitit 2008, ai u bë protagonist edhe i një kërcënimi me vetëvrasje “Lërmëni të qetë” ulëriti një natë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ngjitej duke kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e apartamentit të tij 10 metra mbi tokë.

Një shembull pak i lumtur nga jeta e tij, por që nga pikëpamja profesionale, në moshën 27-vjeçare ai kapërceu direkt nga kategoria “C” në “A”, për të hyrë më pas në listën e FIFA-s. Por pas ngjarjes së djeshme, zor se Koltesku do të falet nga UEFA dhe do të gjykojë më një ndeshje ndërkombëtare.

Related posts

NUK PO LË GJURMË TEK “KUQEZINJTË”/ Ibra shtyn “Bomberin” Piatek drejt largimit, ekipi anglez shfaqet në skenë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 2-0

Delo.autor

BIND DE LIGT T’I BASHKOHET “ZONJËS SË VJETËR”/ Sarri gati “revolucionin” taktik tek Juventus, ja skemat

Delo.autor

Leave a Comment