Champions League Futboll Sport

REALIZOI DOBIETË NDAJ BASAKSEHIR/ Ylli Mbappe është zjarr në Champions, thyen një rekord të “Pleshtit”

Kylian Mbappé, i cili shënoi dy herë kundër Basaksehir në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions-it, u bë lojtari më i ri që arrin 20 gola në këtë kompeticion madhor për klubet europiane.

Talenti francez shënoi golin e tij të 20-të në Ligën e Kampionëve në minutën e 42-të, nga penalltia, në “Parc des Princes”. Ky ishte goli i tretë për ekipin e tij, pas dopietës së Neymar. Pastaj shënoi të pestin në minutën e 62-të (ishte goli i tij i 21-të në Champions).

Me këto dy gola, sulmuesi francez tejkalon argjentinasin e Barcelonës, Leo Messi, si lojtari më i ri që ka arritur 20 gola në Ligën e Kampionëve. Mbappé rrumbullakos gjithsej 21 gola në moshën 21 vite e 355 ditë. Leo Messi e arriti këtë shifër kur ishte 22 vjeç e 267 ditë. Raúl González është në vendin e tretë të kësaj liste (22 vjeç e 297 ditë), e kështu me radhë: Alessandro del Piero (23 vjeç e 157 ditë), Karim Benzema, tani i pesti më i ri (23 vjeç e 283 ditë).

Related posts

Keidi Bare thërret publikun: Na mbështesni! Kemi nevojë për ju

Sadik.Autor

AL KHELAIFIT I SOSET DURIMI/ PSG nxjerr në shitje yjet. Neymar-Messi bëjnë gati “valixhet”

F.autor

PAS 40 VITESH/ Një lojtar kalon për herë të parë nga ROMA te LAZIO

Delo.autor

Leave a Comment