Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Laçi-Hapoel, Xhixha godet nga mesi i fushës. Portieri izraelit “shpëton” portën

Do të startojë në orën 17:30 sfida mes Laçit dhe Hapoel Ber Shevës e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Një përballje tepër e vështirë për kurbinasit e Sulejman Starovës, që do tentojnë mrekullinë përballë një kundërshtari me shumë kualitet si izraelitët e Ber Shevës.

Skuadra mike është favoritet në letër, teksa disa vite më parë ka arritur një sukses historik duke marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës.Pavarësisht disniveleve, trajneri Starova, e pret plot besim përballjen e sotme, teksa shpreson te një mrekulli. Tekniku bardheblu ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedh në fushë, ku nuk mungojnë surprizat. “Bobi” ka preferuar nga minuta e parë Deliun dhe Guimareshin, duke lënë në stol Turkajn dhe Berishën, të cilët u mendua se do të ishin titullarë.

 

LIVE | Laçi-Hapoel Ber Sheva 1-0

GOL: Nuabueze 3′ / 

 

KOMENTI LIVE

43’ Tjetër karton i verdhë te izraelitët. Shamir ndëshkohet për një faull në këmbë ndaj Xhixhës.

40’ Një harkim në zonën e Laçit, dhe topi mbetet në zonën kubinase. Deliu largon me forcë rrezikun.

31’ Çfarë bën Redon Xhixha. Godet nga mesi i fushës, teksa portieri mik kishte dalë, por në momentin e fundit ai pret, dhe me ndihmën e shtyllës, shpëtojnë për mrekulli izraelitët.

29’ Goditje këndi për Hapoel, krosimi në zonë topi devijohet me kokë. Shkon tek Zrian, por ai me këmbë nuk koordinohet, dhe largohet rreziku.

25’ Selmani sërish i sigurt. Pas një goditje drejt portës së tij, gardiani grushton dhe largon rrezikun.

22’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Ndëshkohet me karton të verdhë Sabag te Hapoeli, për një faull në mesfushë.

15’ Sabag kërkon të befasojë Selmanin, me një goditje me të djathtën nga jashtë zone. Gardiani i kurbinasve në pozicion, dhe kontrollon.

13’ Haselbaink mer një top nga mesi i fushës, dhe niset drejt zonës së Selmanit, kalon dy lojtarë, por në fund bllokohet dhe e humb topin.

10’ Vilçez hedh një top të gjatë në zonë, por Selmani i vëmendshëm kontroll me duar.

8’ Humbin një top izraelitët në mesfushë, dhe topi niset menjëherë për Nuabuezen, por më i fortë dhe portieri kundërshtar merr sërish topin.

7’ Kërkohet sërish Nuabueze në zonën e izraelitëve, me topa të gjatë nga lojtarët e Laçit, por largojnë me kokë.

3’ GOOOOOOOL LAÇI 1-0/ Pas një harkimi nga e majta të Fangajt, është Nuabueze që me kokë, çon topin në fundin e rrjetës.

1’ Kërkon menjëherë golin Hapoel. Një goditje me kokë nga Haselbaink, por kontrollon Selmani.

1′ Nis sfida.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Selmani, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Ignjatoviç, Deliu, Guimaraesh, Shehu, Lushkja, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

HAPOEL BER SHEVA: Setkus, Biton, Vitor, Taha, Goldberg, Vilçez, Sabag, Shamir, Haselbaink, Zrihan, Sahar.

Laci555

 

Related posts

Rrjetet sociale të pamëshirshme, pas fanellës, me arabët plas gallata për golin e Çerishev (FOTO)

Sadik.Autor

DALIN PËRGJIGJET E TESTIT TË DYTË/ Futbollisti kryeqytetas i shënon “gol” COVID-19 (FOTO)

Delo.autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË “CAMP NOU”/ “Galaktikët” mposhtin Barcelonën dhe fiton “El Clasico”-n

Delo.autor

Leave a Comment