Futboll Premier League Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Pogba drejt largimit nga Manchester United, ja pistat e mundshme…

Pol Pogba dhe Ole Guna Solshjaer foli pas eliminimit të Mançester Junajtid nga Champions nga skuadra e Lajpcigut dhe me tone të ulëta duke konfirmuar të gjithë angazhimin e tij për sa kohë që ai vesh fanellën e kuqe, mesfushori francez i komunikoi trajnerit të tij se ai dëshironte të largohej nga Mançesteri tashmë në merkaton e janarit.

Shumë të dhëna çojnë në rikthimin e tij në Torino. Dje Pogba u kthye për të ndjekur Juventusin në rrjetin social në “Instagram”.

Për shumë është një shenjë e qartë e interesit të tij për t’u kthyer te Juventusi. Këtu duhet të shtohen deklaratat e agjentit të tij Mino Raiola i cili, pasi konfirmoi dëshirën e klientit të tij për të lënë Premier Ligën, përcaktoi zgjidhjen e Juventusit si “të mundshme”.

Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vlerësimi i lojtarit. Pas krizës ekonomike që ka kapluar në të gjitha klubet është arsyeja pse ideja e përfshirjes së Dibala në negociata ishte mbështetur ditët e fundit.

Hipoteza tjetër është ajo që të çon në Madrid. Nuk është mister që Zidan do të donte bashkatdhetarin e tij në mesfushën e Realit, edhe nëse operacioni Kamavinga, i cili është 9 vjet më i ri se Pogba, mund të frenojë mundësinë e bashkimit të ish-Juventinit me fanellën “Los Blancos”.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Real Madridi gati të ofrojë 120 milionë euro për yllin e “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mourinho projekton Romën me 3 shqiptarë, drejtuesit gati t’i plotësojnë dëshirën portugezit

Delo.autor

“A JE MIRË?” Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në “TikTok” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment