Futboll Seria A Sport

ËSHTË GOLASHËNUESI I TRETË MË I MIRË TEK MILAN/ Mesfushori Castillejo: Po shënoj më shumë falë…

Me dopietën ndaj Sampdorias, Milani vendosi një rekord në historinë e klubit, me 30 ndeshje radhazi që gjen rrugën e golit. Për më tepër, në 12 sfidat e fundit, ekipi i Piolit ka shënuar po aq dopieta radhazi duke regjistruar po ashtu një rekord edhe në këtë rast. Kjo është vetëm një statistikë, teksa ajo më e rëndësishmja janë tetë fitoret dhe dy barazimet në dhjetë daljet e para në kampionatin e sivjetshëm, një arritje thuajse unikale.

Në fakt, historia e Milanit regjistron vetëm një rast ku ekipi ka bërë më mirë në dhjetë javë kampionat dhe bëhet fjalë për sezonin 1954-’55 kur fitoret ishin 9. Gjithsesi, Pioli mund të ngushëllohet me faktin se Milani i tij është më i miri i dekadës. Në dhjetë vitet e fundit asnjë trajner kuqezi nuk ka grumbulluar 26 pikë, siç po bën ai aktual, ndërsa arritjet më të mira kanë qenë me Alegrin në komandë, kur ekipi grumbullonte 20 pikë në dhjetë javët e para të sezoneve 2010-’11 dhe 2011-’12.

SPANJOLLI – Në ndeshjet e fundit ka shënuar dhe është golashënuesi i tretë më i mirë i Milanit pas Ibrës dhe Çalhas. Lidhur me përmirësimet e tij Samu Castillejo ka folur dje në konferencë për shtyp duke deklaruar: “Golat me asist nga Rebiçi nuk janë rastësi. Vjet i pasoja unë e shënonte e ai dhe e gjitha kjo është pasojë e raportit që kemi jashtë fushe. Për mua nuk ka qenë nisje e mirë sepse kam pasur shumë probleme fizike, por tani jam më mirë e gati të ndihmoj skuadrën. Golat janë një shtysë pozitive sepse përmirësojnë edhe moralin”.

Sot pritet të jetë në stol, megjithatë në rast nevoje Kastijeho është gati, siç edhe e pranon vetë: “Formacionin nuk e ka të sigurt askush sepse jemi te Milani e ka shumë konkurrencë. Kur unë iu bashkova këtij ekipi, kishte lojtarë të tjerë të fortë, por kështu duhet të jetë për ta rritur më tepër nivelin. Duam të arrijmë objektivat dhe për ne ndeshja e radhës është më e rëndësishmja”.

Related posts

Real Madrid, klubi më i mirë i vitit 2017

Q.Autor

POGBA VENDOS TË LARGOHET NË VERË/ Mesfushori zgjedh mes Juventus dhe “Los Blancos”, ja dëshira e tij

Delo.autor

PAS FITORES SË “FINALES” NDAJ LAÇIT/ Mema: Kërkova gjakftohtësinë, për vitin tjetër kam një…

Delo.autor

Leave a Comment