Futboll La Liga Sport

NUK I KURSEN KRITIKAT PËR ISH-EKIPIN/ Pepe: Kur shkova te Reali, ishte një varrezë…

Pas 12 vitesh, Képler Laveran Lima Ferreira, i njohur nga të gjithë si Pepe, është kthyer në shtëpi, te Porto.

Mbrojtësi 35-vjeçar do të kthehet në stadiumin “Dragao” pas më shumë se 10 vitesh të kaluar me fanellat e Real Madrid dhe Besiktas. Pak orë pas prezantimit të tij, ai ka bërë disa deklarata për faqen zyrtare të klubit portugez dhe nuk kanë munguar kritikat për ish-skuadrën e tij, Real Madrid, që nuk po kalon një moment të mirë.

Mbrojtja e madrilenëve ka probleme, por kjo nuk është një gjë e re për portugezin: “Kur kam shkuar unë te Real Madrid, dukej një varrezë. Një varrezë qendërmbrojtësish. Mbrojtësit që vinin, edhe emra të mëdhenj, largoheshin. Qëndroja vetëm unë, gjithmonë. Askush nuk ka arritur të konfirmohet siç kam bërë unë”.

Por tani, te Porto, është bashkuar me një person me të cilin ka ndarë shumë momente të bukura në Madrid, Iker Casillas: “Ribashkimi me Iker? Jam shumë i lumtur, ndoshta ka ndikuar pak te vendimi im fakti që ai ishte këtu. Kur erdha këtu i kam bërë të njëjtën pyetje që ai më bëri kur unë shkova te Real Madrid: ‘Di të flasësh spanjisht?’. Dhe unë i thashë: ‘Di të flasësh portugalisht?’ Përgjigja e tij ka qenë se di pak, kupton, por ka turp të flasë, sepse nuk e njeh shumë mirë gjuhën. Por është më mirë se unë kur shkova në Spanjë”.

Related posts

Testi anti-doping, mbrojtësi De Vrij thirret me urgjencë në qendrën e kontrollit

Q.Autor

MOURINHO E PËLQEN SHUMË/ Tottenham i ofron kontratë të re mesfushorit…

Delo.autor

JUVENTUS-NAPOLI/ “Bardhezinjtë” arrijnë në stadium, De Laurentiis i shkruan Federatës dhe Ligës

Delo.autor

Leave a Comment