Futboll La Liga Sport

“NUK JEMI NË NIVELIN QË DUHET TË ISHIM”/ Trajneri Koeman: Na mungon përqëndrimi në goditjet standarte dhe…

Trajneri i Barcelonës Ronald Kuman dëshiron që rivali i përjetshëm i katalanasve Reali të fitojë derbin ndaj Atletiko Madridit. Kjo për shkak se bardhekuqtë kryesojnë aktualisht kampionatin spanjoll dhe një humbje e ekipit të Simeones do të bënte të mundur hapjen e garës për titull.

Në prag të sfidës së nesërme kundër Levantes, Kuman ka bërë autokritikë duke thënë se Barcelona nuk është pozicionin që pretendon të jetë teksa ka zhgënjyer me rezultatet.

“Derbi i Madridit – Së pari, ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë në fundjavë. Nëse ne marrim 3 pikët, duhet të shikoni tabelë, Atletiko kryeson. Do të ishte mirë që ata të humbisnin.

Forma e dobët e Barcelonës – Po na mungojnë shumë gjëra. Nuk jemi në nivelin që duhet të ishim. Na mungon përqëndrimi në goditjet standarte dhe rivëniet anësore”, deklaroi 57-vjeçari holandez.

Related posts

MANCHESTER CITY-WOLVES/ Guardiola kërkon fitoren e radhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHUMË PRANË LAGIMIT NGA BARCELONA/ Griezmann e kërkon me ngulm skuadra e madhe e Premier League

Delo.autor

RAST UNIK NË SPANJË/ Motër dhe vëlla debutojnë tek Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment