Futboll Sport

GJEN ZËVENDËSUESIN E DE JONG/ Ajax gati të ofrojë shifrën rekord për yllin e “Los Blancos”…

Ajax ka gjetur lojtarin me të cilin do të zëvendësojë Frenkie de Jong, që ka arritur marrëveshjen me Barcelona-n për sezonin e ardhshëm.

Sipas Radio Marca, gjigantët holandezë kanë piketuar talentin e Real Madrid, Martin Odegaard.

Aktualisht, mesfushori është huazuar te rivalët e kampionatit holandez, Vitesse Arnheim.

Kontrata e tij me Real përfundon në vitin 2021. Gjatë këtij sezoni, Odegaard ka shënuar shtatë gola duke regjistruar edhe shtatë asiste në 25 ndeshje.

Related posts

Antonie Griezmann e refuzon kontratën e re me Atleticon, gjithnjë e më pranë Barcelonës

Q.Autor

Sevilla shënjestron sulmuesin e Milanit si objektivin kryesor në merkato e verës

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Koeman: Kjo Barcelonë nuk më përshtatet

Delo.autor

Leave a Comment