Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Juventus dhe Inter futen në garë për 120 milionëshin, gati të sakrifikojnë yjet…

Të shtunën është luajtur derbi i Madridit mes Real-it dhe Atletico-s, i fituar 2-0 nga Los Blancos. Colchoneros kanë humbur rastin të thellojnë diferencat me rivalët e tyre në renditje dhe Simeone duhet të bëjë llogaritë edhe me shfryrjen e Joao Felix.

I zëvendësuar pas një ore lojë, portugezi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij. Një zemërim që ka tërhequr vëmendjen e Inter-it dhe Juventus-it.

Sipas shtypi italian, dy të mëdhatë e Serie A, në fakt, e pëlqejnë shumë lojtarin e paguar 120 milionë euro nga Atletico Madrid.

21-vjeçari ka treguar disa momente klasi, por nuk ka patur vazhdimësi dhe marrëdhënia e tij me Cholo nuk ka qenë asnjëherë shumë e mirë.

Natyrisht, zikaltrit dhe bardhezinjtë nuk kanë mundësitë ekonomike për të shpenzuar 120 milionë eurot që do të kërkonte Atletico, por mund të ofrojnë në këmbim dy lojtarë që pëlqehen shumë nga Simeone.

Inter do të ishte e gatshme të sakrifikonte Lautaro Martinez, ndërsa Juventus do të ofronte Paulo Dybala.

Related posts

PASI I DHA FUND PUSHIMEVE/ Kukësi nis zyrtarisht stërvitjen, para skuadrës prezantohet…

Delo.autor

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Lituani-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment