Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet…

Përfundoi shorti i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, i mbajtur sot në Nion të Zvicrës. Goglat prenotuan sfida mjaft interesante për fazën e parë “knock-out” të këtij aktiviteti. Dy lojtarët e Shqipërisë Tomas Strakosha Berat Gjimshiti do të luajnë sfidën e jetës. Gardiani i Lacios do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Bajern Mynihut, kurse qendërmbrojtësi i Atalantës duhet të luajë ndaj ekipit më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve Real Madrid. Barcelona ka një duel titanësh me PSG-në, e cila do të jetë një përplasje individuale mes Lionel Mesit dhe Nejmarit.

Shorti ka qenë me fat për Juventusin. Kampionët e Italisë përballen me Porton. Liverpuli i Klopit do të ketë një sfidë shumë interesante me Lajpcigun, i cili vjet arriti në fazën gjysmëfinale të garës.

Atletiko Madrid-Çelsi është një tjetër duel i ethshëm. Ndërkohë, Mançester Siti i Pep Guardiolës luan kundër Borusia Mynshenglabahut.

Sipa programit, ndeshjet e para do të luhen në fushën e skuadrës të zgjedhur e para nga goglat. Champions League rikthehet në muajin shkurt, ku faza e 1/8-ave luhet në datat 16/17/23/24 shkurt (akti i parë) dhe 9/10/16/17 mars (akti i dytë)

Përcaktimi i ditëve të ndeshjeve do të shpallet sot mbasdite.

Related posts

SITUATË KAOTIKE TEK LAZIO/ Udhëton drejt Belgjikës me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë

Delo.autor

PROBLEME ME RIKONSTRUKTIMIN E STADIUMIT/ Skuadra e La Liga-s nuk mund të bëjë punime pa lejen e… Papës!

Isa.Autor

ËSHTË GJITHMONË E MË LARG TORINOS/ Mandzukic pranë rikthimit në Bundesliga tek…

Delo.autor

Leave a Comment