Futboll Sport

SUPER GAFË NË KAMPIONATIN RUS/ Ja momenti kur ish-futbollisti i Liverpool realizon autogolin e vitit… (VIDEO)

Ish mbrojtësi i Liverpool dhe Southampton, Dejan Lovren, dje shënoi një nga autogolët më spektakolarë në vitet e fundit duke i dhënë vetëm përkohësisht barazimin Spartak Moskës, pasi ndeshja në fund u mbyll 3-1 për Zenit Shën Pjetërsburg.

Në një aksion pa pretendime të ekipit mik, gjatë krosimit, topi përfundoi te shoku i tij i ekipit që me kokë ia ktheu Lovren në qendër dhe që duhet thjesht t’ia ulte me gjoks portierit të tij.

Por, kapiteni i Zenit e goditi më shumë seç duhej dhe topi kaloi mbi kokën e portierit si një parabolë duke përfunduar në rrjetë.

Për fat, Zenit reagoi dhe shënoi edhe dy gola të tjerë.

VIDEO

Related posts

SUPER SEKSI/ Wanda Nara “TËRBON” të ftuarit në eventin e organizuar nga Zanetti (VIDEO)

Isa.Autor

“KAM FRIKË SE…”/ Bëri historinë në Botërorin e Boksit në Serbi, Alban Beqiri në dyshim për gjysmëfinalen

Delo.autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment