Futboll Sport

RONALDO, MESSI APO LEWANDOWSKI? Vendoset fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë i vitit” për 2020

Ka startuar në 19:00 në Zyrih, ceremonia për zgjedhjen e “Lojtarit më të mirë të vitit” nga FIFA. Tre finalistët janë Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski dhe Leo Mesi.

Të 3 këta lojtarë kërkojnë të fitojnë çmimin më të lartë për futbollistët, sidomos në këtë vit, ku “Topi i Artë” nuk do të jepet. Favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është sulmuesi i Bajernit, Levandovski, i cili fitoi gjithçka me skuadrën e tij në sezonin e kaluar, ku ishte një nga lojtarët kyç.

Lojtarin më të mirë të vitit do ta vendosin nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve kryesorë të të gjitha ekipeve kombëtare, plus më shumë se 200 përfaqësues të mediave, ndërsa gjithashtu mund të votojnë edhe tifozët.

Gjithashtu përveç lojtarit më të mirë do të jepen edhe çmimet e tjera, për portierin, trajnerin si dhe golin më të mirë për këtë vit.

Related posts

U DËMTUA NDAJ LIHTENSHTEINIT/ Gjermania merr lajmin e keq, largohet nga grumbullimi mbrojtësi…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

“I DUHET BESUAR IBRAHIMOVIC”/ Legjenda e Milanit: Ju tregoj si bëhen konkurrues “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment