Futboll Seria A Sport

KRITIKON SKUANDRËN E ZEMRËS DHE TRAJNERIN CONTE/ Cassano: Kur je me një lojtar më shumë se kundërshtari dhe…

Antonio Kasano e ka shfaqur gjithmonë dashurinë e tij për Interin, por kësaj here “Fantantonio” ka kritika për skuadrën e zemrës mbi të gjitha për trajnerin e zikaltërve, Antonio Konten ku jo pak herë ka patur kritika për të:

Interi dhe Antonio Konte – “Konte tërbohet keq kur dikush i thotë që i mungojnë idetë, e humbet fare kur i thonë që ekipet e tij luajnë keq. Më vjen keq ta them, por Interi nuk është një ekip i madh. Kur je me një lojtar më shumë se kundërshtari dhe je ekip i madh, vazhdon të sulmosh për të shënuar golin e dytë ose të tretë.”

Seria A – “Seria A është e mërzitshme, nuk luhet futboll. Trishtim i madh, mendoj se është kampionati i pestë në Europë. Përveç Atalantës më emocionon edhe Roma, teksa futboll të bukur luan edhe Sasuolo.”, përfundon Kasano.

 

Related posts

Mezani: Doli parashikimi i Xhelalit? Me sinqeritet, ishte ndeshje e luftuar!

Sadik.Autor

DY MUAJ PËR T’U HARRUAR/ Napoli “flop” i Ancelottit, fotografia e situatës është shumë e…

Delo.autor

HERNANDEZ I TRETI/ Këta janë francezët e famshëm të Bayern

F.autor

Leave a Comment