Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Lajme të mira për Conten, rikuperohen dy lojtarët “Zikaltër”. Ja gjendja e Inter…

Lajme të mira për Antonio Konten për ndeshjen ndaj Specias të dielën në orarin e drekës. Marselo Brozoviç i cili pësoi një dëmtim në kavilje ndaj Napolit ditën e mërkurë në kampionat, është pothuajse i rikuperuar dhe mund të jetë në pankinë të dielën në “San Siro” ndaj Specias ose duke e lënë pushim dhe për t’a aktivizuar të mërkurën ndaj Veronës.

Gjithashtu dhe Arturo Vidal është rikuperuar dhe mund të marrë edhe ai vendin në pankinë me Brozoviç. Stefano Sensi është duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe mund t’a nisi titullar së bashku me Barelan dhe Galiardinin në mesfushën e përbërë me 5 lojtarë.

Zgjedhje të vështira do të jenë në repartin e sulmit për Antonio Konten i cili dot të bëjë pa Sançezin i cili e mbylli vitin 2020 dhe është vetëm me dy sulmues Lautaron dhe Lukakun. Në krahët e mesfushës do të jenë Perisiç dhe Hakimi të cilët marrin vendin e Eshli Jang dhe Mateo Darmianit.

Në mbrojtje Konte do të bëjë turn-over ku në vend të De Vraj dhe Bastoni do të jenë Ranokia dhe Kolarov në bashkëpunim me Skriniar. Zikaltërit kërkojnë fitoren e 6 rradhazi për t’i bërë presion Milanit e cila ndodhet në -1 pikë diferencë por edhe për t’a mbyllur si kampion të dimrit 2020.

Related posts

Pak para fundit, Polonia shkurton diferencat kundër Senegalit (VIDEO)

Sadik.Autor

“E THIRRA SPANGO”/ Dritan Shakoxha tregon sherrin me ish-ministrin Ylli Pango: Ia fuste kot…

Delo.autor

SI GJITHMONË MAGJIK/ Ibra shënon golin e 20 në MLS në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment