Futboll Sport

OFENDOI FUTBOLLISTIN SHQIPTAR NGA KOMBËSIA/ Trajneri italian merr dënimin shembullor nga Federata

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur para dy ditësh, në ndeshjen e dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento- San Xhorxhio Sediko.

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj.

Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm nëj sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, te Adriese.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Lopetegui tregon të vërtetën: Ja kush më shkarkoi

Delo.autor

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Q.Autor

I KA SHËNUAR 16 GOLA/ Valverde ironizon REALIN: Ta shohim tani pa RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment