I pakategorizuar

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit…

Lajm i keq për sportin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit Sabri Balla. Ish-futbollisti i të kuqve është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, teksa së fundmi vuante nga diabeti.

Balla kishte dalë nga akademia e Partizanit dhe në sezonin 1984-1985, u bë pjesë e ekipit të parë në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që zuri vend edhe në formacion asokohe.

Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga Kombëtarja e Shpresave. Balla ishte pjesë e Partizanit finalist në Kupën e Shqipërisë në vitin 1985. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime të familjarëve dhe të afërmve të Sabri Ballës.

Related posts

FITORE JETËSORE NË “SAN SIRO”/ Kessie mposht Lazion në betejën e Championsit, plas sherri në fund të ndeshjes

Delo.autor

SHQIPËRIA-JORDANI/ Policia merr masat: Ja rrugët që bllokohen në Elbasan

Isa.Autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM NDAJ RONALDOS/ “FAJIN” e ka kombëtarja shqiptare

Isa.Autor

Leave a Comment