Futboll La Liga

Rivaldo: Barcelona do ta mundë Chelsea-n

Ish-fantazisti i Barcelona-s Rivaldo beson se gjigantët katalanas do të kalojnë pengesën e vështirë me emrin Chelsea në Champions League.

Tashmë 45 vjeç, braziliani fitoi katër trofe gjatë periudhës katërvjeçare në Camp Nou duke përfshirë dy tituj në la Liga, por asnjëherë Champions League.

“Barcelona është skuadra më e fortë dhe si pasojë është favorite,” citohet Rivaldo nga Marca.

“Gjithmonë duhet të tregosh respekt për skuadrat angleze pasi janë gjithmonë të rrezikshme por Barça ka lojtarët dhe skuadrën më të mirë.”

Braziliani më pas është pyetur për humbjen e skuadrës së tij 18 vite më parë në Stamford Bridge.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe disfata në Londër e bëri shumë të rënduar situatën,” vijon ai.

“Kisha mundësinë të shënoja një gol të rëndësishëm me penallti por nuk e bëra…por fatmirësisht fituan në ndeshjen e kthimit.”

Related posts

“EURO 2020″/ Danimarka eliminon me “POKER” Uellsin dhe shkruan historinë

Delo.autor

PERIUDHA MË E ERRËT NË KARRIERË/ Drama e Strinic: Kisha frikë se nuk do të kthehesha

Isa.Autor

Batshuayi zbulon: Kam thyer rregullat te Chelsea, ndryshe do të vdisja!

Sadik.Autor

Leave a Comment