MMA Të tjera

TJ Dillashaw synon një përballje titanësh ndaj Demetrious Johnson

TJ Dillashaw, kampioni i botës në artet marciale mikse në peshën “bantamweight” (pesha gjel) ka konfirmuar sërish sot se është pranë marrëveshjes për të dueluar me një tjetër kampion bote, Demetrious Johnson, kampion bote në peshën “flyweight” (pesha mizë). Duket se të dy sportistët janë gati që ta organizojnë këtë sfidë, që me shumë gjasa do të zhvillohet më 7 korrik të këtij viti, në eventin e UFC-226, që zhvillohet në Las Vegas. Dillashaw, duke folur sot për emdiat amerikane, ka konfirmuar se fituesi do të mbajë të dy titujt.

Unë mendoj se jam sportisti më i mirë “pound for pound” dhe për ta treguar këtë gjë, duhet të mund më të mirët. Ndaj do ta zhvilloj këtë përballje me Johnson”, tha TJ Dillashaw. “Jam i bindur se mund ta realizoj dhe fitoj këtë sfidë. Shpresoj që UFC-ja të ma konfirmojë këtë sfidë dhe të fitoj titullin tjetër kampion, duke u bërë kampion i dyfishtë”, tha më tej sportisti amerikan, që kërkon të imitojë Conor McGregor, që mbajti dy tituj kampionë bote. Sfida e fundit e TJ Dillashaw në kafaz daton në 4 nëntor 2017, kur fitoi titullin ndaj Cody Garbrant.

Related posts

MOTO GP/ Sërish 6 javë pushim absolut, e ardhmja e Marquez mbetet në dyshim

Delo.autor

Erzeni-Partizani, nesër shansi i dytë për titull për shijakasit

Sadik.Autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment