Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Djemtë e Ancelottit mposhtin me përmbysje Arsenal dhe ngjiten në vendin e dytë

Evertoni ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Arsenalit. Ekipi vendas ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë dhe mori 3 pikë të arta duke hedhur në tapet skuadrën e Mikel Artetës.

Liverpulasit shënuan golin e parë në minutën e 22′. Calwert-Lewin gjuajti me kokë, por sfera u devijua nga Holding dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Miqtë barazuan me një penallti të kthyer në gol nga Pepe në minutën e  35′.

Mina për djemtë e Ancelottit arriti të gjejë rrjetën në të 45′ dhe të vulosë rezultatin. Evertoni u mbrojt mirë në pjesën e dytë, ndërsa Arsenali nuk ia doli të barazojë. Evertoni katapultohet në vendin e dytë me një ndeshje më shumë se Tottenham dhe Leicester, ndërsa Arsenali është në errësirë totale.

Këtu mund të ndiqni rastet dhe golat e ndeshjes

Related posts

NBA/ Mori leje për të shkuar në funeral, basketbollisti i njohur kapet “mat” në Strip

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë e Kupës, spektakël dhe 18 gola në 45 minuta

Isa.Autor

ZYRTARE/ Jose Luis Gaya rinovon me Valencian me klauzolë 100 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment