Futboll La Liga

Trajneri i Barcelonës reagon ndaj Ronaldos: Messi është lojtari më i mirë në histori

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka hedhur poshtë pohimin e Cristiano Ronaldos se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit, duke thënë se Lionel Messi është më i miri në histori, në fakt.

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e fitoi Topin e Artë të enjten në mbrëmje për t’u barazuar kështu me argjentinasit Lionel Messi me nga pesë të tillë secili, transmeton Express.

Por, intervista e portugezit pasi e fitoi çmimin ka shkaktuar reagime të mëdha.

Portugezi pohoi me arrogancë se asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka qenë apo është më i kompletuar si ai dhe se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Ndërkohë, sot në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Villarealit, Valverde ka thënë se Messi është më i mirë se Ronaldo.

“Secili ka mendimin e vet dhe mund ta thotë publikisht, por për mua lojtarët më të mirë në botë janë këtu në Barcelonë, duke nisur nga Lionel Messi”, ka thënë Valverde.

Related posts

MADHËSHTOR/ Barcelona ngre trofeun e 31 në “Copa Del Rey”, Messi me rekord të “çmendur”

Delo.autor

COVID-19/ Shpërthim infektimesh tek skuadra e lojtarit të Kombëtares, rrezikohet ndeshja e Serisë A

Delo.autor

MBETEN JASHTË EUROPËS/ Tirana synon revolucion i madh në verë. Ja lojtarët që rrezikojnë…

Delo.autor

Leave a Comment