Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GJETI GOLIN PAS 5 MINUTASH QË U HODH NË FUSHË/ Ylli Balaj shkëlqen sërish në Austri, ja vlerësimi që merr bomberi “kuqezi”…

Bekim Balaj ka shkëlqyer sërish sot me ekipin e Sturm Grazit. Sulmuesi i kombëtares kuqezi shkundi sërish rrjetën sot ndaj Sent Poltenit, duke fituar 3-0.

Në 4 ndeshjet e fundit, 29-vjeçari ka realizuar 3 gola. Për paraqitjen e sotme, Balaj u vlerësua me notën 7.4 nga “Sofa Score”. Ai gjeti golin pas 5 minutash që u hodh në fushë. Nga dy goditje në portë, Balaj gjeti golin në një prej tyre, ndërsa pati mundësi të dyfishonte shifrat kur goditi shtyllën.

Forma e mirë e tij i jep mundësi trajnerit Reja të ketë një “armë” plus në “arsenalin” e sulmit të kombëtares së Shqipërisë.

Statistikat e Bekim Balës ndaj Sent Poltenit sipas “Sofa Score”

Related posts

E PAPRITUR/ Milan-Roma mund të kthehej në tragjedi, Kryqi i Kuq i shpëton jetën tifozit

Delo.autor

PROBLEME PËR DAJËN/ Sulmuesi i Partizanit me virozë. Stërvitet i diferencuar

Delo.autor

ZYRTARE/ Pak ditë përpara fillimit, kompeticioni i njohur mëson shtetin organizator

Delo.autor

Leave a Comment