Futboll Sport

LEGJIONARËT/ 2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit, lënë gjurmë në ndeshjet e para

2019-ta nis mirë për legjionarët pasi shumica e tyre kanë nisur të lënë gjurmë në miqësoret e janarit apo edhe në ndeshjet e para zyrtare të vitit. Thomas Strakosha është i padiskutueshëm tek Lazio teksa dhe në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Novarës bëri një paraqitje të mirë edhe pse nuk arriti të neutralizonte penalltinë e kthyer në gol nga Eusepi.

90 minuta të plota edhe për Elseid Hysajn në sfidën ndaj Sassuolos, pengesë të cilën Napoli e kaloi jo pa vështirësi. Një sfidë e mirë për mbrojtësin shkodran që ka bërë të mendohet trajnerin Carlo Ancelotti i cili në fund të sfidës ka bërë të ditur se largimi i mbrojtësit nuk është një opsion, duke konfirmuar qëndrimin e tij në skuadër.

Ergys Kaçe po kalon një moment të mirë tek Panathinaikos dhe vetëm fati i mohoi një tjetër eurogol në sfidën e kampionatit ndaj Xanthit në Athinë.

Me ritmin e golit kjo javë ka folur për sulmuesit. Sindrit Guri pasi ka marë besimin e drejtuesve të Ostendes ka shënuar në një nga miqësoret e janarit, ashtu si dhe Sokol Cikalleshi që refuzon të largohet nga Goztepe.

Ardian Ismajli është rikthyer nga dëmtimi dhe tashmë është gati të marë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së Hajdukut të Splitit.

Në Kroaci Myrto Uzuni vijon të jetë në formë duke u konfirmuar si një nga më të mirët e Lokomotivës së Zagrebit.

Keidi Bare ka debutuar me ekipin e parë të Malagës duke luajtur për 90 minuta të plota në transfertën e fituar ndaj Real Zaragozas, një sukses që mban bardheblutë në garë për rikthimin në La Liga, shkruan “SS”.

Rey Manaj është rikthyer të jetë i pranishëm pas dëmtimit për Albacete por nga shkallët e stadiumit, ndërkohë që skuadra ka vuajtur mungesën e sulmuesit lushnjar pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Gijon.

Related posts

MILAN E NDJEK PREJ KOHËSH/ Napoli gati të transferojë talentin brazilian…

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Djali i legjendës holandeze Johan Cruyff: CR7 do të mbahet mend si…

Delo.autor

LIVE/ Kosovë-Azerbajxhan: Starton sfida, “dardanët” kalojnë në avantazh pas 100 sekondash lojë

Isa.Autor

Leave a Comment