Futboll Seria A Sport

PSE E PËRJASHTOVE GOMEZ? Gasperini tërbohet me gazetarët: Mjaft, po e teproni tani. Klubi…

A mund ta shpjegoni zgjedhjen tuaj për të përjashtuar Gomez? Kjo është një nga pyetjet që gazetarët i shtruan Gian Piero Gasperini, trajnerit të Atalanta, pas fitores kundër Romës.

“Kur një trajner nxehet, diçka ndodh, kur një president zemërohet është pak më e vështirë. Është diçka që do të rregullohet në klub dhe do ta rregullojë klubi.

Mjaft e rënduat çështjen! Barazuam me Juventusin, fituam me Fiorentina, me Ajax dhe sonte dhe ju ende na kërkoni këtë. Kishte një deklaratë dhe kaq”.

“E përsëris, ndërkohë kemi luajtur në Amsterdam, kemi barazuar me Juventusin dhe kemi fituar me Fiorentina dhe ju vazhdoni me këto pyetje…

Përtej kësaj, Atalanta meriton të flasë për performancën në këtë moment sepse kishim një ekip përballë që po kalon formë të shkëlqyeshme”.

Related posts

RUSI 2018/ Pesë gjërat që do i shihni për të herë të parë në Botëror

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ E zyrtarizon vetë futbollisti, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Prishtinën

Delo.autor

PEREZ I KËRKON RIKTHIMIN NË “BERNABEU”/ Mourinho mbetet ende “PENG” i Manchester Unitedit

Delo.autor

Leave a Comment