Futboll Sport

STATISTIKAT TEK REAL MADRID/ Mendi s’humbet kurrë në La Liga, ja pse Marcelo po “ngroh” stolin…

Mund ta themi me siguri se Ferlo Mendi dhe Federiko Valverde janë dy lojtarët e vetëm “të rinj” që kanë qenë të aftë të shqetësojnë dhe të marrin vëmendje ndaj gardës së vjetër.

Këtë sezon, francezi është i vetmi nga të dy që ka luajtur më së shumti si titullar. Ai ka qenë prezent në të gjitha sfidat e Ligës së Kampioneve dhe aty ka pësuar 2 humbjet e vetme si titullar. Sepse, në La Liga, Mendi është “hajmalia” e Zinedin Zidanit. Në këtë mënyrë do të kuptojmë më mirë edhe faktin pse Marselo ka filluar të ngrohë stolin.

Mendi ka luajtur 27 ndeshje si titullar me Realin në kampionatin spanjoll dhe nuk ka humbur asnjë prej tyre. Ai ka arritur 22 fitore dhe 5 barazime. Vetë Zinedin Zidan e shpjegoi diçka të tillë në konferencën për shtyp. “Nuk është se braziliani është jashtë forme, por thjesht Mendi po bën mjaft mirë dhe është përshtatur me skuadrën”, ka thënë Zidan. Në këtë sezon, pa llogaritur 2 humbjet në Champions, Mendi ka qenë titullar në 10 ndeshje dhe ka marrë 8 fitore dhe 2 barazime. I pari ka qenë kundër Sociedadit 0-0 dhe tjetri me Vijarealin 1-1. Por, Mendi ka qenë në fushën e lojës edhe në duelet më vendimtare, si në “Camp Nou”, me Sevijen, Atletikon dhe Bilbaon.

Për këtë arsye është i përzgjedhuri i Zinedin Zidanit. Duke llogaritur edhe sezonin e kaluar, janë 27 ndeshje pa humbje. Reali humbi në “Benito Vijamarin”, por Mendi u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë duke zëvendësuar Marselon. Edhe këtë vit, ka humbur ndaj Alaveshit, por gjithashtu është futur në fushën e lojës si zëvendësues. Francezi nuk ka luajtur asnjë minutë ndaj Kadizit dhe as ndaj Valencias, sfida që kanë përfunduar në humbje për Realin.

Related posts

(VIDEO) Përfundon pjesa e parë, gabimi i Donnarummas i kushton rëndë Milanit

Q.Autor

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Delo.autor

NGA AKSIDENTET ME DASHJE TEK MJEKRA VETËM TË PREMTEN/ Ja besëtytnitë e trajnerit Sarri

Delo.autor

Leave a Comment