Futboll Sport

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Tensione në Los Angeles-America. Trajneri goditet dhe më pas merr të kuq (VIDEO)

Dueli mes Los Angeles FC dhe America-s (3-1 në favor të amerikanëve, me dygolësh të Carlos Vela-s) ka patur shumë tension.

Skuadra kaliforniane ka mbetur me dhjetë lojtarë në pjesën e parë pas kartonit të kuq të Auesta-s, por episodi ka qenë vetëm një antipastë e asaj që do të ndodhte më pas.

Në pjesën e dytë, pasi skuadra e Major League Soccer ka përmbysur rezultatin në harkun e një minute nga 0-1 në 2-1, gjakrat janë nxehur me kalimin e minutave, por jo vetëm për lojtarët.

Pikërisht rritja e tensionit ka sjellë një përleshja mes Miguel Herrera, trajneri i America-s, me një nga ndihmësit e stafit të trajnerit të Los Angeles FC.

Herrera e ka kapur nga flokët këtë të fundit, gjë që nuk është pëlqyer nga asistenti i Los Angeles, i cili e ka goditur me një shuplakë Herrera-n, që më pas është ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Related posts

LOJTARI TREGON KLASIN/ Shikojeni superasistin e Iniestas për Podolskin (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME/ Tre serbë ndërpresin kontratën, klubi i Kategorisë së Parë futet në merkato

Delo.autor

E KRYER/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në ‘San Siro’

F.autor

Leave a Comment