Futboll Sport

E PAZAKONTË NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Skuadra e detyruar ta nisë ndeshjen me vetëm 9 lojtarë, ja arsyeja…

Diçka e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kampionatin italian të Serisë C, në ndeshjen mes Kasertanës vendase dhe Viterbeses.

Skuadra vendase para ndeshjes së sotme, kishte njoftuar se kishin rezultuar 15 lojtarë me Koronavirus. Në këtë situatë, Kasertana e kishte të pamundur të mblidhte 11 lojtarë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Viterbeses.

Shtyrja e sfidës ishte e pamundur, për shkak se në rregullore thuhet se mund të kërkohet shtyrje vetëm njëherë dhe mundësia e Kasertanës ishte djegur kur kishin shtyrë ndeshjen me Bishelie. Në këtë situatë, Kasertana kishte vetëm 9 lojtarë negativë dhe zbriti në fushë ndaj Viterbeses me ata 9, pra 9 kundër 11 dhe në fund u mposhtën me rezultatin 3-0.

Related posts

Kastrioti-Skënderbeu/ Zhbllokohet sfida, Demte realizon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë (FOTO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Norris, Sainz dhe Russell i befasojnë të gjithë. Zhgënjen Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment