Futboll Sport

“MUND TË KETË QENË VETËVRASJE…”/ Trondit mjeku i Maradonës: Nuk ishte atak kardiak, ai…

Vdekja e Diego Armando Maradonës më datë 25 nëntor pas një arresti kardiak ka lënë shumë dyshime, teksa ende janë duke u hetuar shkaqet të cilat çuan në fatalitet.

Aktualisht, mjekët janë të dyshuar kryesorë, pasi pretendohen se nuk janë kujdesur siç duhet pas operacionit që legjenda pati në tru.

Por, së fundmi, një variant i ri lidhur me vdekjen e argjentinasit ka ardhur nga një doktor që Maradonës i ka shërbyer nga viti 1977 deri në vitin 2017.

Bëhet fjalë për Alfredo Kahe, i cili beson se vdekja e Maradonës ka qenë më shumë “vetëvrasje”, duke e shpjeguar me idenë se ai mund të ketë ndaluar ushqimin apo marrjen e ushqimeve si pasojë e depresionit.

“Mua nuk më duket sikur bëhet fjalë për një atak të thjeshtë kardiak. Disa ditë para vdekjes së tij, kam folur me një nga ish-të dashurat e tij me të cilat ai ka edhe një fëmijë dhe më tha se Diego ishte i lodhur me jetën dhe nuk po duronte më. Pas operacionit ai ka qëndruar vetëm në dhomë, të gjithë këto evente mund të kenë ndikuar.

Njëherë Maradona tentoi vetëvrasjen kur ishim në Kubë. Përplasi makinën me autobusin, megjithatë shpëtoi. Kur e pyeta nëse donte të vetëvritej, më tha se ndoshta një ditë…

Megjithatë, unë e takova Maradonën kur ishte në spital pas operacionit në tru dhe shërbimi ndaj tij ishte skandaloz. Kishte neglizhencë, mungesë eksperience etj… Në klinikë nuk e pashë që për atë të kishte një plan, apo të ndiqej afër nga një infermier. Ai duhej të qëndronte në spital dhe jo në një shtëpi e cila nuk ishte e përgatitur për të”, u shpreh doktori Kahe.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Befason Daja para derbit, trajneri vendos Melon si sulmues. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

SKANDAL NË KORÇË/ Trajneri Ndreu godet me shkelm lojtarin e Skënderbeut. E mban nga krahët gjyqtari (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË TË BUJSHME/ Mbappe: Presidenti Al Khelaifi më frikësoi kur tha se…

Delo.autor

Leave a Comment