Moto GP Sport

MotoGP/ Diskutohet Çmimi i Madh i Spanjës, Marquez është “kërcënues”

Në orën 14:00 pilotët e MotoGP do të zbresin në pistën e Jerez-it në Spanjë, aty ku do të garojnë për të katërtin Çmim të Madh të këtij sezoni. Në garën e nxehjes Honda është renditur në vendin e parë, ashtu si gjatë provave të lira kualifikuese.

Më i shpejti nga të gjithë ka qenë Marc Marquez, spanjolli që e ka pistën e preferuar këtë të shtetit të tij, duke regjistruar kohën më të mirë me 1’38’’687. Andrea Iannone u rendit i dyti, pasi pati 0.201 sekonda më tepër nga Marquez. Ndërsa koha e tretë më e mirë është një tjetër Honda zyrtare, Dani Pedrosa me 0.252 sekonda larg vendit të parë.

Australiani Miller me Ducati-n mbyll kohën e katërt më të mirë me 0.277 sekonda larg Marquez-it. Por, edhe pse Cal Crutchlow do të niset sot i pari për Çmimin e Madh të Spanjës, ai u rendit i treti në periudhën e nxehjes me 0.511 sekonda larg nga vendi i parë.

Ndërkohë që italiani Valentino Rossi ka konfirmuar vështirësitë e dy ditëve të mëparshme, pasi nuk ka arritur që të dalë më tepër sesa vendi i 13 në pistë.

Nisja zyrtare në orën 14:00 në Jerez do të bëhet në këtë mënyrë në bazë të provave zyrtare të zhvilluara ditën e djeshme: Cal Crutchloë me Honda do të jetë i pari, ndërsa do të ndiqet nga një tjetër Honda, Dani Pedrosa. Johan Zarco me Yamaha do të jetë i treti, ndërsa do të ndiqet nga Jorge Lorenzo me Ducati dhe Marc Marquez me Honda. I gjashti është renditur Rins me Suzuki, ndërsa dhjetëshen e mbyllin katër italianët, Iannone me Suzuki, Dovizioso dhe Petrucci me Ducati dhe Rossi me Yamaha.

Related posts

Courtois i “shkel syrin” Realit/ “Fëmijët e mi jetojnë në Madrid dhe do të bëj diçka që t’i shoh më shpesh”

Isa.Autor

REALI MERR KREUN E LA LIGAS/ Ja çfarë thotë Zidane për titullin kampion

Delo.autor

LUFTËTARI-BYLIS/ Të besuarit e Dovedan kërkojnë të dalin nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment